Izraeli përgënjeshtron: Askush nuk e ka sulmuar me thikë Iskon!

Federata e Futbollit të Izraelit përgënjeshtroi historitë se një tifoz izraelit me thikë në dorë kishte vrapuar drejt futbollistit të Realit të Madridit, Isko, në fushë, duke shtuar se lojtarët spanjollë ishin pritur shumë mirë, si rrallë herë kush tjetër, në Izrael. Në fakt, gjashtë tifozë të Izraelit hynë në fushë, pas fërshëllimës së fundit të gjyqtarit të ndeshjes kualifikuese mes Izraelit dhe Spanjës (0-1) në Jerusalem, ndërkohë që media shkroi se një nga ata kishte thikë në dorë.

Federata izraelite i hodhi poshtë këto pretendime të medias, duke vënë në dukje: “Sipas disa informacioneve që në zotërojmë, nuk ka asnjë provë se një nga pak tifozët që hynë në fushë mbas ndeshjes, kishte patur thikë në dorë. Ne nuk e dimë se nga kanë dalë lajme të tilla. Mendoj se Spanja nuk është pritur kurrë më mirë jashtë vendit të saj sesa në Izrael, sidomos, Isko, që u brohorit në mënyrë të veçantë në stadium”, deklaroi zëdhënësi i mësipërm i federatës izraelite, Shlomi Barzel.

Sfidanti.al