Boris Becker është ndoshta në momentin më të vështirë në jetën e tij. Legjenda gjermane e tenisit është i mbytur në borxhe dhe në qershor deklaroi falimentimin. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja gjermane ‘Bunte’, Becker 49 vjecar që aktualisht është në rolin e komentatorit për Eurosport dhe ka një vend në Federatën Gjermane të tenisit, ka akumuluar një borxh prej rreth 61 milionë Eurosh. Por kjo e përditshme nuk ndalet këtu dhezbulon detajet e këtij borxhi. Divorci, kuota që i detyrohet t’u paguajë fëmijëve i kanë kushtuar 20 miklionë dollarë. Por situatën më komplekse ai e ka me investitorët e tij, njëri prej të cilëve i kërkon shlyerjen e 35 milionë Eurove. Shifra plotësohet me kreditë dhe huatë e ndryshme që ka marrë Becker që mund të përballet edhe me procese gtjyqësore pasi nukpërjashtohet mundësia që shoqëri ku ka marrë borxhe ish tenisti ta denoncojnë. Kështu që Becker është ‘me litarin në fyt’ dhe tani ka nisur kërkimet për të gjetur paratë që do të duhen të shlyejë këto borxhe. Do të shesë prona dhe automjetë, por kjo nuk është e mjaftueshme dhe sipas ‘bunte’ Becker po mendon të nxjerrë në ankansd trofetë e fituara në Ëimbledon në 1985,1986, 1989 dhe për secilën prej tyre ai do të shpresojë që të sigurojë të paktën 1 milionë euro duke parë rëndësinë që kanë këto trofe.
Sfidanti.al