La Vanguardia: Christian Panucci, në kërkim të mirënjohjes së humbur.

Në një periudhë ku të gjithë në Spanjë e kanë përqendruar vëmendjen te Pike, ‘La Vanguardia’ fokusohet te trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panuci duke i dedikuar një artikull të tërë. Në kërkim të mirënjohjes së humbur –është titulli I artikullit të La Vanguardias që vendos theksin te prova e zjarrit që do të duhet të kalojë Panuci në përballjet me Spanjën dhe Italinë. ‘Në muajin korrik,  De Biasi mbylli ciklin më të suksesshëm në historinë e Shqipërisë-lexohet në këtë artikull- 6 vjet iu deshën trajnerit italian për të ndihmuar kombëtaren shqiptare  që të kualifikohet për herë të parë në fazën finale të një turneu madhor futbollistik, Evropiani i Francës, ku nuk ishte vetëm një pjesëmarrëse e rastit, por iu afrua shumë edhe fazës së 1/8 të finaleve, një rezultat që në vendin ballkanas u festua si të ishte fitorja e një botërori. Por kjo mrekulli e një viti më parë ka shumë pak gjasa që të përsëritet për Botërorin e vitit 2018 kështu që takimi me një eveniment të tillë për kuqezinjtë mund të presë. E renditur në vendin e tretë në grupin G, Shqipëria do të luajë dy ndeshjet  e radhës me Spanjë dhe Italinë, që mund të shërbejnë më shumë për të parë nëse ndihet dora e trajnerit të ri Christian Panuci në skuadër apo jo, i cili do t’i përjetojë këto dy sfida me emocion të vecantë dhe kjo për të kaluarën e tij në Spanjë ku qëndroi 2 vjet dhe për faktin e thjeshtë se është Italian’

‘Ish mbrojtësi i Realit të Madridit dhe shumë ekipeve të mëdha në Itali, e mori drejtimin e Shqipërisë me objektivin për të drejtuar këtë skuadër drejt finaleve të Euro 2020-vijon më tej ‘La vanguardia’- Pankina e Shqipërisë është sfida e madhe e tij për të fituar kredite në arenën ndërkombëtare përsa i përket rolit të trajnerit pasi dështimeve në fillimet e tij në rang klubesh. Një profesion të cilin e nisi me rolin e asistentit të Fabio Capellos te përfaqësuesja ruse për të ndrejtuar më pas klubet e Livornios dhe Ternanes, dy aventura që nuk patën një fund të lumtur. Në 2015/2016 për shkak të rezultateve të dobëta  u shkarkua dy herë nga Livorno. Panucci nuk pati fat as me Ternanën, në pankinën e së cilës qëndroi vetëm për një ndeshje kupe; por në këtë rast arsyet e largimit ishin të tjera. Që në konferencën e parë për shtyp Panucci lëshoi kritika të forta në drejtim të bordit drejtues për shkak të pasivitetit në merkaton e transferimeve, që nuk u pëlqyen aspak nga presidenti i Ternanës i cili nuk ngurroi t’i tregojë dyert e klubi’.

‘Në moshën 44 vjecare, është e sigurt se Panucci ka shumë dëshirë që të shprehet në nivelin maksimal me skuadrën dhe të fitojë më në fund mirënjohjen dhe vlerësimim që e merrte dikur si futbollit –mbyllet arikulli I La Vanguardias’.

Sfidanti.al