Në kohën e kaluar, njerëzit thoshin barcaleta për shprehjen e sistemit “nga arat me grurë, në Gjirin Persik”, si për të thënë se njeriu nuk mund të merret me të gjitha. “Nga arat me grurë deri në Gjirin Persik” folën edhe dy kampionë të boksit profesionist që do të ndeshen këto ditë, britaniku Kris Jubank i Riu dhe turku Avni Jildërëm. Jubank provokoi me fjalët e tij se “luftanija është gati me të gjitha grykat e artilerisë drejt Jildërëmit”. Kundërshtari u përgjigj se “mos harro se në Luftën e Parë Botërore të gjithë ishin kundër nesh, por nuk ia dolëm, pasi ne turqit jemi ushtarë dhe e kemi luftën në ADN”.
Gjithsesi, kulmi i konferencës për shtyp, që zakonisht nuk meriton të quhet e tillë, ishte shumë më e rëndë. Njëri nga menaxherët e Jildërëmit, i zemëruar që Jubank nuk ishte paraqitur në një stërvitje publike në Gjermani, por zgjodhi fjalë të tilla, që u botuan me shkronja të fshira nëpër media. Ahmed Oner, lëshoi ofendime të rënda për Jubankun dhe njërin nga pjesëtarët e skuadrës së tij, por pastaj u largua nga dhoma e konferencës. Lexuesit duhej të imagjinonin ato që ishin thënë pasi në mediat britanike u paraqitën në këtë formë: “son of a b…! i f… your wife”! Në të vërtetë, nuk duhej shumë fantazi për të kuptuar.
Sfidanti.al