Pseudoloja me moralin:Topi eshte i imi, penalltine e gjuaj vetë!

E kemi perdorur kete shprehje, qe u kthye ne refren per te gjitha ato rastet kur autoritaret behen qesharak dhe diktues me vetpermbajtje ose jo pavaresisht permasave te topit,qe eshte  luajtur ne loje.

U bene shume vite tashme, qe topit te lojes sone i paska dale pronari dhe jo pronar dosido, por pronar despot  nga ata qe kane veshtiresi te kuptojne te gjitha fjalet e fjalorit shqip-shqip,por qe ama jane te zote t’i bien topit, ta xhonglojne ate, jo me koke e as me kembe, por me makine llogaritese ne dore,dite e nate.

Me siguri matematike, e keni kuptuar se per cilin mazllum topçi, marifetçi behet fjale. Eshte ai, dora vet, i teri dhe i beri, i madherishmi dhe i plotfuqishmi i zones se ethshme me pike te bardhe shenuar dhe gjithe fushes mbare, eshte  Zeusi i futbollit tone dhe babai i pjelles se keqe te pseudolojes.

Behet fjale per ate, qe per ironi te fatit mban emrin e nje fenomeni te topit, por, i therrasin “baba Mondi” futbollit.

Mondi i Fshf-se dhe pularise bashke, Mondi i bankes, Mondi i telefonise, Mondi i sa e sa aseteve dhe tokave, Mondi i jahtit pompoz, eshte njekohesisht edhe Mondi i topit.

Disa syresh, sidomos nepunes servile,  kryesisht fëshëfêiste, e kane te veshtire shume te pranojne, te pa imagjinueshme te konceptojne Mondin te ndare  nga topi, te tjere me keq akoma shkojne aq larg, sa qe me ndergjegje te plote ardhjen ne jete te Mondit-Mesia ne menyre profetike e lidhin me shpikjen e futbollit.

Mondi me top, duket si Mondi babaxhan, si Mondi qe e do futbollin, qe naten e ben dite, vetem e vetem qe topi  te jete mire, sepse ne fund te fundit sa pare ben Mondi pa topin neper ..dorë.

Topi qe luan Mondi, nuk eshte krejtesisht i rrumbullaket, po ta shohesh  prej se largu, ia veren te gjitha gungat, por nese merr guximin dhe i afrohesh apo qofte te rastesis ta kundrosh nga afer do te zere frika, do te pendohesh aq shume sa qe nuk do te shkoje neper mend jo me te luash, por edhe te mos shohesh me loje.

Nese ju duket e egzagjeruar, ju siguroj per te kunderten.

Naiveve iu pergjigjem se, Mondi nuk e do dhe nuk e kupton futbollin, por nuk ben dot pa të.

Tifozeve te lodhur dhe te zemeruar, me keqardhje  ju them se per Mondin jeni veçse shifra, ai ju perbuz, por nuk ben dot pa ju.

Pronareve te vegjel te topit, pa piken e keqardhjes ju them se Mondi nje sy e ben qorr dhe nje vesh shurdh, vetem e vetem se per dreq i hyni ende ne pune.

Me ngecin fjalet dhe me kap nje siklet i madh, sepse nuk di ç’tu them atyre qe lojen me top e kane pasion, nuk di nese duhet ta dine apo jo se edhe rreshtimin ne fushe dhe sa here duhet te hyje topi ne rrjete e vendos Mondi&Co.

Nuk di a duhet ta dine, se Mondi-pronari i topave dhurate, nuk i shijon kurre fundjavat me kampionat dhe skedine ne mes, nuk di a e dine, qe Mondin e zgjojne ankthet e topave pa zot dhe pa busull, ata duhet te kuptojne thelbin dhe te nxjerrin leksione, sepse magjia e lojes me apo pa top, gjendet tek thembra e Mondit.Thone se edhe uji me i kulluar kur rri me kohe te gjate qelbet ere dhe nuk pihet. Thone se vera me e mire eshte ajo e stazhionuar, e vjeter ne moshe dhe qe krekoset ne qilar.

Te jete ngaterruar keq Mondi i topit, mes ujit dhe veres?

Kjo eshte çeshtja! Ketu tek ne, ne kohen e futbollit te keputur, te fikur dhe shpelare nga ngjyrat, te vjen si shuplake e hidhur, batuta e Mondit-bej “Topi eshte i imi, te gjitha i bej vet”!

 

Kreshnik Shabani (sfidanti.al)