Nuk pati një përfundim pozitiv takimi mes 20 klubeve të Premier League për të drejtat televizive e organizuar nga presidenti i Federatës Angleze të Futbollit, Richard Scudamore. Gjithcka ndodhi për shkak se të ardhurat më të mëdha në këtë aspekt duan t’i gllabërojnë 6 ekipet më të rëndësishme; Manchester City, Manchester United, Arsenal, Tottenham e Liverpool. Këto klube dëshirojnë të rrëzojnë normativën që garanton jnjë shpërndarje të barabartë të këtyre të drejtave televizive dhe ta bëjnë atë në bazë të klasifikimit. Në lojë është kuota prej 35% e shifrës totale e kontratava televizive mevlerë prej 3 miliardë paubnd për periudhën 2016-2019. Sipas skemës aktuale, në cdo sezon, skuadrat ePremier Leagues angleze kanë të garantuar në këtë pikë, nga 39 milionë paund secila për transmetimin e ndeshjeve të kampionatit jashtë kufijve të Britanisë së madhe
Sfidanti.al