I çeliktë edhe në kushtet e dimrit siberian më të ashpër, ai nuk është njeri!

Ai është, ndoshta, njeriu më i fortë në rruzullin tokësor! Kundërshtarët e tij që ishin edhe rreth 150 kg, tmerroheshin nga ai, kaq frikë u ndillte ai atyre, kur ishin të detyruar që të hynin në tapetin e mundjes. Në fakt, askush nuk donte që edhe të qëndronte pranë tij, sepse ato sy, ai shikim i ftohtë dhe i çeliktë ta ngrinte gjakun në vena dhe vetëm duke e parë atë në sy, e kishe të humbur ndeshjen, madje, edhe vetë shpirtin, pa filluar ajo!

“Të them të drejtën, kundërshtarët e mi nuk me kuptojnë mua, kurse unë, në fakt, stërvitem ashtu sikurse askush tjetër në jetë dhe në botë”, iu përgjigj ai një rast një gazetari që e pyeti se përse kundërshtarët e kanë atë kaq frikë.

Fjala është mundësin gjigant rus, Aleksandër Karelin, kampioni më i madh në historinë e mundjes. I gjatë 1,92 m dhe me pëshë 130 kg muskuj kret të pastër, i lëvizshëm si një panterë e vërtetë dhe sa i fortë, aq edhe i pamëshirshëm, ky rus ka qenë tri herë kampion olimpik, nëntë herë kampion bote dhe 12 herë kampion i Evropës! Në karrierën e tij 13-vjeçare, ai ka pësuar vetëm një humbje, por edhe atë, kur ai kishte një dëmtim serioz, në Lojrat Olimpike të Sidneit. Gjithsej, ai ka zhvillur 889 ndeshje, në të cilat ai ka arritur 887 fitore dhe dy humbje, njerën nga kampioni madh sovjetik, Igor Rostorckij, më 1987, dhe të dytën nga amerikani Rulon Gardnerm në finalen e lartpërmendur në Sidnei, më 2000. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, shumëkush thotë se fitorja në atë ndeshje që amerikani e fitoi me pikë, i takont Karelinit.

“Ka një gjë që duhet ta dini për Karelinin, fuqia e tij nuk është njerëzore”, thotë Miç Halli, drejtuesi shumëvjeçar i ekipit amerikan të mundjes.

Aleksandër Karelini e ka filluar mundjen në moshën 13-vjeçare në Novosibirskun e tij të lindjes, mu në zemër të Siberisë. Në një nga ndeshjet e para, ai theu këmbën në mënyrën më drastike, gati përgjysmë, saqë e ëma e tij i tha që ta linte menjëherë sportin e mundjes, por si përgjigje ajo mori: “Mama, mos u mërzit, tani, unë nuk mund ta lë këtë sport, të cilit i dhashë këmbën”. Dhe ai vendosi të luftojë, të bëhej më i forti. Lakuriq nga mesi e lart, ai vraponte orë të tëra përmes borës siberiane, ndërkohë që, mbas vrapimit shumorësh, voziste varkën me rrema të forta në ujrat e akullta të liqenjve siberianë, deri sa duart i gjakoseshin dhe iu bënë si një shollë e vërtetë. Në këtë mënyrë, Aleksandër Karelini arriti të krijonte një kondicion fizik dhe fuqi të tillë që nuk e ka pasur dhe nuk e ka ende asnjë qenie njerëzore në botë!

Sfidanti.al