Zyrtare, De Biazi është trajneri i ri i Alavesit në ligën spanjolle

Tashmë është zyrtare. Xhani De Biazi do të jetë trajneri i ri i Alaveshit. Klubi spanjoll i La Ligës shkarkoi trajnerin e mëparshëm Luis Zubeldia dhe e zëvendësoi me veteranin italian që deri në qershor ishte në stolin e Shqipërisë. Kontrata e firmosur është deri në fund të sezonit, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër nëse gjithçka shkon siç duhet. “Mirëse vjen De Biazi”, – ishte ballina e faqes zyrtare të klubit në internet dhe në rrjetet sociale.

De Biazi ishte në Spanjë në 2007-2008 kur drejtoi Levanten dhe ra në sy për futbollin e tij shumë simpatik, ndërsa me Shqipërinë arriti vjet finalet e Euro 2016-ës. Trajneri 61-vjeçar ka deklaruar se nuk kishte dëshirë të kthehej në Serinë A, dhe ja ku do të vazhdojë karrierën në Spanjë.

Sfidanti.al