Neymar nuk luan ndaj Montpelliere, probleme fizike apo…ndëshkim?

Neymar nuk është grumbulluar në skuadër për ndeshjen me Montpellier nga trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Montecarlo sipas së cilës, motivi zyrtar është shfaqja e një problemi në këmbëte Braziliani. Është një lajm  që bën vërtet përshtypje pasi vjen në përfundim të një jave  të turbulluar për parizienët pas debatit të ashpër mes brazilianit dhe Cavanit për ekzekutimin e një 11 metërshi në ndeshjen me Lionin, një debat që për pak sa nuk u kthye në një ndeshje boksi në dhomat e zhveshjes. Ishte ky episodit që shtyu Emery të vendoste një hierarki përsa i përket gjuajtjes së penalltive duke lënë si zgjedhje të parë Cavanin, ndërkohë Dani Alves ditë më vonë organizoi darkën e paqes me futbollistët. Pavarësisht se ujërat u qetësuan, Neymar është lënë jashtë skuadre, ndoshta është ky një ndëshkim për sjelljen  e tij si një fëmijë i llastuar?.

sfidanti.al