Tensione në Katalunja, FC Barcelona hyn në ‘fushën e referendumit’

Sfida mes Realit të Madridit e Barcelonës i ka kaluar kufijtë sportivë në ditët e fundit kur Katalunja po zien nga lufta për pavarësinë e saj. Tensionet së fundmi janë rritur madje policia ka arrestuar 14 ministra të qeverisë lokale të këtij rajoni të cilët po organizonin referendumin e 1 tetorit, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e refuzoi atë. Në këtë luftë hyn edhe klubi i Barcelonës që nëpërmjet një komunikate për shtyp shfaq mbështetjen për popullsinë katalanase. ‘Duke parë ngjarjet e ditëve të fundit, sidomos atë të ditës së sotme, FC Barcelona duke i qëndruar besnike mbrojtjes së kombit, pavarësisë, demokracisë dhe lirisë së fjalës, dënon cdo akt që e pengon shfaqjen e këtyre të drejtave-lexohet në komunikatën e klubit të futbollit Barcelona-kështu që shprehim mbështetjen e plotë për personat dhe institucionet që duan të garantojnë këto të drejta’

sfidanti.al