Gjobe per Celta Vigon, arsyeja? Stadiumi ‘Balaidos’ ishte gjysmëbosh

Nëse një stadium plotëson më pak se 70% të kapacitetit, klubi të cilit i përket ky impiant do të ndëshkohet. Kjo është masa e marrë nga presidenti i La Ligës në Spanjë, Javier Tebas dhe e para që e vuajti këtë ndeshkim ishte pikërisht Celta Vigo. Në ndeshjet  e fundit, stadiumi i klubit galician ishte gjysmëbosh duke bërë që drejtuesit e La Ligës të nisin aplikim e këtij rregulli, ndërkohë që te Celta Vigo, ka filluar puna për zbatimin e planit të tipit ‘të ndreqim gabimet’ qe per ndeshjen e kesaj te enjteje kunder Getafes. Ideja te galicianët është që të ulin sa më shumë koston e biletave në mënyrë që të rritet numri i tifozëve në stadium si dhe të evitohet një tjetër tërheqje veshi nga ana e Tebas. Celta Vigo në këtë sezon ndodhet në vendin e 17 në kampionatin spanjoll me vetëm 3 pikë të grumbulluara në 4 javë.

sfidanti.al