Lucas Silva është rikthyet në stërvitje me Realin pas 424 ditëve. Mesfushori brazilian, Lucas Silva, i cili edicionin e kaluar e kaloi në formë huazimi te Marseja, ka marrë dritën e gjelbër nga doktorët për të luajtur futboll, përcjell Gazeta Express. Silva ishte afër transferimit në formë huazimi te Sporting Lisbona gjatë verës, por dështoi në testet mjekësore – pasi dyshohej për probleme me zemër, ku mjekët këshilluan atë që të bëjë një pauzë. Por, tashmë ajo i takon të kaluarës, Silva ka marrë dritën e gjelbër për të luajtur. Mbetet të shihet nëse ai do të luajë ndonjë ndeshje për Realin, apo gjatë janarit do të largohet nga skuadra. Ai është stërvitur normalisht sot me pjesën tjetër të skuadrës, citohet ”Express”.