Gjashtë muaj pas përmbysjes “apokaliptike”: “Historia bëhet në fushë!”

Para fiks gjashtë muajsh, Barcelona bëri atë që nuk e imagjonte askush, mbasi në ndeshjen revansh në “Kamp Nou”, ajo mundi 6-1 PSZH-në, duke bërë atë përmbysje historike, pasi në ndeshjen e parë në Paris, ajo ishte mundur 4-0. Historia mes këtyre dy ekipeve vazhdoi edhe gjatë verës, kur Nejmari vendosi që të largohej nga Barcelona për te PSZH-ja, duke u bashkuar me këtë të fundit për shumën rekord prej 222 milionë eurosh. Qëkur Nejmari kaloi te PSZH-ja, kjo e fundit nuk linte rast që ta thumbonte klubin katalonjas që mezi arriti që të siguronte shërbimet e Osman Dembeles në përpjekje të gjetuar pasuesin e Nejmarit.

Por kësaj here, ishte Barcelona që lëshoi “shigjetën e helmët” të saj, duke shfrytëzuar gjashtëmujorin e përmbysjes historike. Në profilin në Twitter të klubit katalonjas, sot, shkruhej: “Historia bëhet në fushë”. Mediumet në Spanjë dhe Francë e interpretuan këtë fjali si një provokacion të Barçes në adresë të PSZH-së, duke aluduar për transferimet e shtrenjta që ka bërë klubi francez gjatë verës.

Sfidanti.a