“Zoti Ronaldo, inspektorët e taksave janë tifozë të Realit të Madridit!

Mediumet në Spanjë bëjnë të ditur sesi prokurori i shtetit e thumboi Kristiano Ronaldon në gjyqin, në të cilin ky futbollist portugez u akuzua se kishte fshehur dhe nuk kishte paguar taksa me vlerë prej 14,7 milionë eurosh. Tani, po dalin detaje të reja nga gjyqi që iu bë Ronaldos që, në njerën nga seancat, u ankua se atë e persekutojnë, vetëm për shkak të statusit të yllit që ai ka si lojtar te Reali i Madridit.

Gjyqtari, menjëherë, e hodhi poshtë këtë pretendim të CR-7-tës, sikurse e quajnë shkurt shpesh Ronaldon, ndërkohë që nuk mungoi që të reagonte edhe prokurori i shtetit që e thumboi futbollistin portugez. Sipas “El Mundos”, ky prokuror iu drejtua Ronaldos me fjalët:

“Zoti Ronaldo, inspektorët që kanë përgatitur raportin, janë të gjithë tifozë të Realit të Madridit dhe ata gëzohen pa masë, kur ju bëni gola!”

Sfidanti.al