Vidal i thote ‘adios’ Kilit pas Boterorit të Rusisë

Botërori i Rusisë do të jetë kompeticioni i fundit i Arturo Vidal me fanelën e përfaqësueses kiliane. Mesfushori i Bayernit të Mynihut konfirmoi gjithcka nëpërmjet rrjeteve sociale menjëherë pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Bolivisë në eliminatoret e Botërorit 2018. ‘Më mbeten edhe 2 ndeshje dhe Botërori-lexohet në postimin e Arturo Vidal-ju falenderoj të gjithëve për ngrohtësinë që keni shfaqur ndaj meje gjatë gjithë këtyre viteve’. Vidal e kishte lënë të nënkuptohej edhe më parë këtë zgjedhje të tij, pikërisht pas humbjes me Paraguajin, por tani e bëri gjithcka zyrtare.

Sfidanti.al