Andy Murray, lamtumirë 2017!Tenisti britanik, ende problem në ije

Pas Novak Djokovic e Stanislas Wawrinkës, një tjetë tenist i madh që e mbyll përpara kohe sezonin aktual është pikërisht Andy Murray. Britaniku vuan një dëmtin në ije që e pësoi  gjatë turneut të Ëimbledon dhe që e la atë jashtë US Open. Tani Murray deklaron se dëshiron që të pushojë deri në fillim të vitit 2018 dhe këtë e bën nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’

‘Ju përshëndes të gjithëve. Po ju jap të rejat në lidhje me të ardhmen time. Për fat të keq nuk do të jem në gjendje që të luaj në turnetë e ardhshëm në Pekin e Shanghai dhe me shumë gjasa nuk do të jem as në Vjenë e Paris për shkak të dëmtimit tim në ije që po më shkakton shumë probleme në muajt e fundit. Pasi u konsultova me një sërë ekspertësh dhe pjesën tjetër të skuadrës sime thamë që ky është vendimi më i mirë për mua. Do të kthehem në fushat e lojës në 2018 kur do të nis sezonin me turneun e Brisbane në kuadër të përgatitjeve për Australian Open-theksonte murray në postimin e tij në Instagram.

Sfidanti.al