Po flet Wanda Nara: kombëtarja italiane kërkoi Icardin

‘Është e vërtetë, Italia kërkoi Icardin në 2-3 raste, por ai refuzoi se ëndrra e tij ishte tëtë luante për Argjentinën-ajo që e thotë këtë është pikërisht Wanda Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e sulmuesit të Interit-Kur Sampaolo e grumbulloi më në fund në skuadër, Mauro u emocionua jashtë mase’. Pasi zbuloi këto prapaskena të kombëtares italiane në planet për Icardin, Wanda Nara u përqendrua tek e ardhmja e futbollistit. ‘Fëmijët tanë duan të qëndrojnë këtu-vijoi Wanda Nara-por nëse Mauro një ditë do të vendosë të ndryshojë qytet ne padyshim që do ta ndjekim pas. Icardi e ka rinovuar 3 herë kontratën me klubin. Kur një skuadër dëshiron të mbajë futbollistin e tij dhe ta ruajë atë nga sulmet e ekipeve të tjera duhet të bëjë edhe një rritje të pagës. Kujtoj se kur lindën vajzat, drejtuesit e Interit na bënë shumë dhurata ishin, shumë të sjellshëm. Nuk ishte në planet e mia të bëhesha agjentja e Icardit ishte Mauro që më kërkoi të hyja në kontakte me drejtuesit e klubit sepse po i mbarionte kontrata edhe pse në fillim nuk isha e sigurt se dëshiroja ta bëja këtë. Duke qenë se ia dola mbanë, e vazhdova këtë pune dhe tani fitimet janë rritur ndjeshëm dhe meritën më ë madhe e ka bashkëshorti im’.

sfidanti.al