Madona – banorja më e re Lisbonës, i biri nis akademinë e futbollit

Këngëtarja e famshme është shpërngulur që të banojë në Lisbonë, pasi i biri i saj, 11-vjeçar, David Banda, do të mësojë në akademinë e futbollit të klubit Benfika të Lisbonës. “Madona nuk është më turiste, por banore e Lisbonës!”, shkruanin mediumet portugezë.

Mbretëresha e muzikës pop ka blerë, kohët e fundit, rreth 30 km larg nga kryeqyteti portugez, një vilë të madhe luksoze, të ndërtuar në shekullin e 19-të dhe për të cilën, sikurse thonë mediumet, ajo ka paguar 7,5 milionë euro. Momentalisht, vila në fjalë po rinovohet dhe Madona, tani për tani, po jeton në hotel, kurse i biri, Davidi, që, tanimë, i ka kaluar të gjithë testet, banon në konviktin e shkollës së futbollit të Benfikës.

Sfidanti.al