Chapecoense e rilindur, takim i bekuar me Papa Françeskun në Vatikan

Skuadra braziliane e rilindur pas tragjedisë ajrore të muajit nëntor të vitit të kaluar ka mbërritur në Itali për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Romën. Por përpara kësaj përballje anëtarët e kësaj skuadre së bashku me disa prej familjarëve të viktimave të tragjedisë kryen një vizitë në Vatikan ku u përshëndetën nga Papa Françesku. Ky i fundit i kushtoi një vëmendje të veçantë 3 futbollistëve që i mbijetuan atij aksidenti të frikshëm duke i bekuar, për të marrë më pas si shpërblim një top futbolli me ngjyrat e skuadrës, bardhe e gjelbër. Në fund të takimit u krye edhe fotoja e grupit ku u përfshinë rreth 85 persona. Sfida mes Romës dhe Chapecoense do të luhet ditën e premte në stadiumin ‘Olimpico’.

sfidanti.al