Serena Uilliams nuk është më numri 1 i botës në tenis, duke ia lëshuar vendin gjermanes Anxhelik Kerber, e cila kryeson rank listën me një diferencë prej 1000 pikësh. Uilliams ka fituar gjithçka gjatë karierës së saj, nga 6 herë Australian Open dhe US Open, 3 herë Roland Garos, si dhe ka fituar 7 tituj në Uimbëlldon. Në total, Serena ka fituar 71 tituj WTA dhe u bë për herë të parë numri 1 i botës në vitin 2002. Ndërsa tani, në moshën 35 vjeçare, fotografët po interesohen më shumë për të fiksuar format e saj të ekzagjeruara trupore, që gjithsesi gjithmonë kanë bërë përshtypje.