Gjithçka ndryshon, por jo mjeshtri i madh Karim Benzema

Te Reali i Madridit shumë gjëra kanë ndryshuar, por vetëm një gjë mbetet konstante – Karim Benzema. Ky sulmues francez, me siguri, që është një ndër më të mirë në botë, por duket se ai nuk po i merr sa duhet vlerësimet që meriton. Benzema ka tetë vite që luan me Realin, ndërkohë që janë ndërruar trajnerë dhe lojtarë midis një konkurrence të fortë, por ky futbollist i patundur francez, të cilin shumëkush e quan “Hajlendër” (sipas personazhit të pavdekshëm të filmit të njohur me të njëjtin emër), është i paepur, thjesht është bërë i pazëvendësueshëm. Ai është një makineri e vërtetë golash.

Mjeshtri i madh i golave meriton një përulje të madhe!

Sfidanti.al