“Djajtë e kuq” po tregohen të fuqishëm që në fillim të Premier Ligës angleze, duke e fituar 4-0 edhe ndeshjen e dytë, kësaj here ndaj Suonsit, madje jashtë fushës së vet, keshtu që, sikurse duket, Zhoze Murinjo dëshiron që ta shohë ekipin e vet në një dritë tjetër. Trajneri portugez thotë se gjithçka në ekipin e tij ka lidhje me besimin në vetvete dhe me ndryshimin e mentalitetit në krahasim me sezonin e kaluar. Sidoqoftë, ai, duke i habitur të gjithë, deklaroi se dëshiron që Junajtdi të humbasë, që ai të shohë sesi do të reagojnë lojtarët e tij në një rast të tillë.
“Fjala që e shpjegon gjithçka sa më mirë, është vetbesimi”, vuri në dukje “Speciali” në konferencën e shtypit mbas ndeshjes me Suonsin, duke vazhduar më tej: “Ekipi unë e ka filluar mirë, me vetbesim. Ja se çfarë do t’u them, megjithëse nuk dua që të ndodhë, por do të kisha dëshirë që ne të humbisnim që të shohë sesi do të reagojnë lojtarët tanë, sepse situata, kur humbisni, është ndryshe. Kur ju i jepni makinës, jo gjithnjë rruga është e drejtë, ka edhe rrugë të vështira, me vrima që duhen mbushur”, tha Murinjo. Me tëtë gola të shënuar në dy ndeshjet e para, Junajtidi ka startin sezonal më të mirë që nga viti 1907!
Sfidanti.al