Telashe ‘me pullë te kuqe’ për Sterling; refuzoi të paguajë një prostitutë

Raheem Sterling hyn në telashe me natyrë seksuale. Futbollisti i Manchester City është përfshirë në polemika të forta me një prostitutë; arsyeja, nuk pagoi shërbimet e saj. Është tabloidi ‘The Sun’ që flet për kërkesën e bërë nga Sterling për të kaluar një natë me këtë prostitutë gjatë turit veror në SHBA duke refuzuar që në fund ta paguajë për shërbimet e saj. Të paktën ky është versioni i treguar nga vajza që shkoi edhe më tej duke e përkufizuar futbollistin si një person meskin që kërkoi të përfitojë falas prej saj shërbimet seksuale në hotelin Ritz Carlton në Los Angeles. Gjithses, në fund futbollisti e pagoi vajzën edhe pse kjo e fundit mbeti e pakënaqur me shumën që iu dha pasi nuk ishte ajo për të cilën kishte arritur marrëveshjen. Mësohet se vajza tregoi edhe komunikimin e saj nëpëmjet aplikacionit Whatsapp me futbollistin i cili ka një të fejuar dhe një vajzë dhe që rrezikon të ndëshkohet nga drejtuesit e Manchester City.

sfidanti.al