Një partner në stërvitje zakonisht është një person që ta do të mirën, ose të paktën që është në krahun tënd dhe nuk të dëmton. Kjo nuk po ndodh me Pol Malinjaxhin, ish-partnerin e sparringut të Konor Mekgregorit, i cili prej disa ditësh është larguar nga skuadra. Amerikani, me origjinë italiane, nuk lë ditë pa e sulmuar njeriun që u përpoq ta ndihmonte për ndeshjen ndaj kampionit të padiskutueshëm, por të tërhequr nga boksi, Flojd Mejyedhër Xhunior.
“Mekgregor rënkonte sa herë e godisja në trup, – shkruajti ai në rrjetet sociale, – ndoshta, sepse në MMA, luftëtarët nuk godasin shumë në trup”. “Unë nuk do të jap hollësi taktike, – shkroi ai, në një formë kërcënimi për kampin e irlandezit, – unë jam njeri me etikë, nuk jam Konori. Thjesht, dua të tregoj të vërtetën e kësaj historie”. Diçka ndodhi mes të dyve, dhe Malinjaxhi u zemërua shumë që në rrjetet sociale u postua një foto ku ai dukej sikur ishte rrëzuar nokaut nga Mekgregor. “Jo, thjesht më shtyu”, – tha Poli.
Sfidanti.al