Nejmari i madh: “Im bir nuk deshi  të bëhej trashëgimtar i Mesit”

Nejmari i madh shpjegoi, dje, se përse ndodhi transferimi i të birit të tij nga Barcelona për te PSZH-ja. Sipas tij, e rëndësishme është që i biri i tij të jetë i kënaqur dhe të ketë mundësinë që te avancojë në karrierën e tij.

“Im bir është i qetë. Ai dëgjon edhe këshillat e shokëve të tij dhe dëshiron një sfidë të re. Mendoj se me kalimin që bëri në PSZH, ai tregoi se është kurajoz. Barcelona e ka idullin e saj dhe do të vazhdojë që ta ketë. Ai është Lionel Mesi. Im bir e respekton Mesin, por mendojeni sesi mund të ndjehet ai, kur e gjithë bota thotë se ai është trashëgimtari i Mesit. Ai nuk ka dashur që të bëhet trashëgimtar i Mesit. Ai do që të ndjekë rrugën e vet. Nuk ishte mirë as për Mesin dhe as për tim bir që të flitet për ndonjë trashgimtar të tij (Mesit), shpjegoi Nejmari i madh, duke shtuar se ai vetë donte që i biri i tij të qëndronte te Barcelona, por se ai (Nejmari i vogël) donte të largohej, ndërkohë që e gjithë media thotë të kundërtën!

Sfidanti.al