Golashënuesi i Celsit, Diego Kosta, i ka dërguar një lutje klubit, të cilit i kërkon që ta lëjë atë të largohet nga “Stemford Brixhi” që të gjejë një klub të ri. Antonio Konte ia ka bërë të ditur, tanimë, Kostës se ai nuk bën më pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm, kështu që ky sulmues spanjollo-brazilian synon që të largohet dhe të gjejë një mjedis të ri, ku mund të shënojë gola të tjerë dhe jo të qëndrojë “i lidhur me pranga” në stolin e rezervave.
“Ne po ndjekim rregullat, sipas të cilëve, ne duhet të kërojmë leje nga Celsi që ta lejojë lojtarin tim të transferohet jashtë Londrës”, deklaroi Rikardo Karodoso, agjenti i Kostës.
Diego Kosta ka luajtur me Celsin 120 ndeshje, ku ka shënuar 59 gola. Në Londër, ai erdhi, më 2014, nga Atletiko e Madridit, ku ka shumë mundësi që të kthehet përsëri.
Sfidanti.al