Në ‘Klubin e baballarëve’ të Barcelonës; shënon emrin e tij edhe Jordi Alba

Një tjetër futbollist  barcelonës do të shënojë emrin në klubin e baballarëve dhe bëhet fjalë për Jordi Albën. Ishte pikërisht e fejuara e mbrojtësit të majtë, Romarey Ventura që e ka konfirmuar lajmin teksa publikoi në rrjetet sociale një foto ku Jordi Alba shfaqet duke mbajtur me dorë barkun e modeles e shoqëruar me mesazhin: e mbushur me plot dashuri. Jordi Alba dhe Romarey Ventura kanë nisur këtë lidhje dashurie në prill të vitit 2015. Gëzimit të futbollistit të Barcelonës e përfaqësueses spanjolle i bashkohet ai i të vëllait, David Alba, pasi edhe ai do të bëhet baba.

sfidanti.al