Islam Badurgovi me siguri që arriti ta provoi veten si një nga imitatorët më të mirë në botë të Konor Mek Gregorit, pasi arriti që ta bindë një turmë e madhe njerëzish në Venis Biç të Kalifornisë se ai është luftëtari i famshëm irlandez i arteve marciale (MMA). Në plazhin kalifornian të mësipërm ndodhi një “çmenduri” e vërtetë, kur tifozë të entuziazmuar dhe kalimtarë të rastit, në një numër të madh, panë dhe ndiqnin nga mbrapa “Konor Mek Gregorin”. Badurgovi, nga ana e tij, kishte marrë të gjitha masat e mundshme që të dukej si Mek Gregori i vërtetë, kështu që ishte qethur njëlloj si ai dhe kishte bërë tatuazhe (të përkohshne) të njëjta si ato që mban boksieri luftarak irlandez. Në plazh, ai erdhi i shoqëruar dhe, menjëherë, tërhoqi të gjithë vëmendjen e të pranishmëve atje.
Mbas plazhit, Islami shkoi në qendër të qytetit, ku, po ashtu, u prit me një entuziazëm të madh, ndërsa askush nuk dyshoi se ai nuk ishte Mek Gregori i vërtetë. Në fakt, po ta shikoje me kujdes, dallohej shumë lehtë se ai nuk ishte Konori i vërtetë, por në çmendurinëkolektive askush nuk dyshoi dhe të gjithë ranë pre të këtij mashtrimi argëtues.
Sfidanti.al