Guardiola, sa komod te Manchester City: Dua të qëndroj këtu sa më shumë…

Pep Guardiola duket se ndihet komod tek Manchester City. Trajneri katalanas po përgatitet të nisë sezonin e tij të dytë te Citizens, por ai nuk e fsheh dëshirën e tij për të qëndruar te kjo skuadër për një kohë akoma më të gjatë. ‘Do të përpiqem që të qëndroj te Manchester City sa më shumë kohë të jetë e mundur-tha Guardiola për Sky Sports UK-besoj se klubi duhet të punojë dhe të dëgjojë trajnerin e tij në momentin e duhiur, por edhe të ëbëjë zgjedhjet e tij për të ardhmen. Askush nuk e di se cfarë do të ndiodhë, trajnerët e të gjithë botës gjithnjë varen nga rezultatet’.

sfidanti.al