Në Champions Cup, Man.United mund Real Madrid B vetëm me penallti

Manchester United siguron një tjetër sukses në turneun e përvitshëm veror International Champions Cup. Të besuarit e Jose Mourinho zbritën në fushën e levi Stadium në Santa Clara për t’u përballur me Realin e Madridit që në të vërtetë u paraqit me një formacion me futbollistë të rinj në përbërje duke fituar pas 11 metërshave. 65 mijë të pranishëm ishin në shkallët stadiumit për të parë këtë 90 minutësh që u mbyll në barazimin 1-1. Lingard pas një pasimi të Martial i dha avantazhin Manchester United, por Casemiro barazoi me një 11 metërsh duke bërë që skuadrat t’i drejtohen asaj që quhet edhe ‘ruleta ruse’ e futbollit, gjuajtjeve të 11 metërshave, gjë që rezultoi një ‘horror’ i vërtetë duke parë se shumë pak tentativa u kthyen në gol, në fakt 2 për Manchester United dhe vetëm 1 për Realin e Madridit ku padyshim në këtë pikë ka një meritë të madhe edhe De Gea.

sfidanti.al