Ronaldo-Morata-Mbape, “vallja” e Realit po i afrohet fundit!

Zinedin Zidan i uroi gjithë sukseset e kësaj bote Alvaro Moratës, ndërsa sulmuesi fluturoi me avion dhe u bashkua me Çelsin. Trajneri i Realit, theksoi me bindje se “Kristiano Ronaldo do të qendrojë me ne”, ndërsa francezi pati kohë për të bërë edhe një vlerësim për Kilian Mbapenë, duke e quajtur “një lojtar shumë të mirë”. Ikja e Moratës hapi vend në skuadër, dhe po ashtu solli gati 80 milionë euro, dhe Madridi tani i ka të gjitha mundësitë të bëjë një ofertë prej rreth 110 milionë eurosh apo më shumë për Mbapenë, pa prishur mjaft ekuilibrat buxhetorë.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendosin Zidan dhe Perez, pra nëse do të pranojnë të investojnë një shumë të tillë për një adoleshent 18-vjeçar që nuk dihet sesa mund të bëhet një kampion i madh. Shembulli i Hames Rodrigezit nuk ishte i paktë, ndaj edhe Reali mund të pranojë që Mbape të luajë sërish për Monakon edhe një apo dy sezone, derisa të konfirmohet përpara sesa ta marrë në “Bernabeu”. Problemi i vetëm është se këto ditë nuk mund të lesh një lojtar jashtë “lakut” për 1 apo 2 vjet, pasi mund ta humbësh për fare.

Sfidanti.al