Enis Bardhi: Ëndrra m’u realizua, do të të luaj në Spanjë!

Mesfushori i përfaqësueses maqedonase, Enis Bardhi (shqiptar Maqedonie), mbërriti, dje, në Valencia, ku pritet qëtë zyrtarizohet transferimi i tij tek ekipi i Levantes. Ky lojtar i palodhur në fushë, tanimë, i ka kaluar kontrollet mjekësoredhe pritet që, shumë shpejt, të vendosë firmën e tij në kontratën me këtë klub spanjoll që në llogarinë e klubit hungarez të Ujpeshtit, me të cilin ka luajtur deri tani Bardhi, thuhet se do të derdhë 1,5 milionë euro. Para largimit për në Valencia, Bardhi u tha medimeve humgarezë se ai është shumë i lumtur që do ta vazhdojë karrierën në Spanjë. “Ëndrra m’u realizua, ka ardhur koha për një sfidë të re”, vuri në dukje ky futbollist 22-vjeçar në rrjetet sociale, duke postuar edhe një fotografi nga qyteti i bukur i Valencias.

Sfidanti.al