David De Gea, Juan Mata dhe Ander Herrera mund t’u mburren të gjithëve se kaluan momente të këndshme me një prej femrave më tërheqeëse të planetit; Emily Ratajkowski. Pak caste pas përfundimit të ndeshjes së parë në tokën amerikane, futbollistët e Manchester United morën pjesë në festën e organizuar në Hollywood nga një prej sponsorët e Djajve të Kuq, kompania Adidas. Futbollistët u njohën me shumë personazhe të famshëm, por vetëm spanjollët Mata, Herrera e De Gea patën fatin të takoheshin dhe të bënin foto me Emily Ratajkowski. Ajo që të bën përshtypje është se Ratajkowski është admiruese e futbollit dhe nuk është tifoze e Manchester United, por e Juventusit, madje ajo ka pozuar me fanelën e ‘Zonjës së vjetër’
sfidanti.al