Borussia Dortmund rrit presionin mbi skuadrat që duan shërbimin e Pierre Emerick Aubameyang. Shefi ekzekutiv i klubit gjerman, Hans Joachim Watzke lëshon ultimatumin që ka të bëjë me të ardhmen e futbollistit. ‘I komunikuam Aubameyang se nëse ai dëshiron të largohet dhe nëse ka marrë oferta, mjafton të na e thotë-tha Watzke-afati që i përcaktuam po mbyllet. Ne do të presin edhe disa ditë, por për momentin nuk ka asgjë konkrete’. Aubameyang u fol shumë për një kalim në Kinë, më pas u shfaq Paris Saint Germain, ndërkohë që në garë hynë edhe Chelsea e Milani. Tani mbetet të shohim sesi do të përfundojë e gjithë kjo histori.
sfidanti.al