Pjer Emerih Obamejang, që mbas përfundimit të sezonit të kaluar të Bundesligës gjermane, ka qenë temë e vazhdueshme për mediumet sportive në botë, duke qenë se ky sulmues i jashtëzakonshëm i Borusias së Dortmundit e ka bërë, tanimë, të qartë se ai do të largohet, gjatë verës, nga “Signal Iduna Park”. Që para fillimit zyrtar të sezonit të ri të transferimeve verore, emri i Obamejangut u lidh me PSZH-në franceze dhe konsiderohej se marrëveshja përkatëse ishte punë e kryer, por, në momentin e fundit, trajneri i ekipit francez, Unai Emeri, i tha stop operacionit, kështu që golashënuesi efikas nga Gaboni u bë objekt dëshire i disa klubeve të mëdhenj të tjerë.
Sidooqoftë, orët e fundit, më i besueshëm duket lajmi që vjen nga Gjermania dhe, sipas të cilit, Obamejangu ka pranuar ofertën e Celsit dhe një informacion i tillë u përhap shpejt në Angli, ku mediumet kanë nisur të shkruajnë për transferimin e tij eventual për një shumë që mund të arrijë deri në 70 milionë euro. Sa më sipër duket e besueshme, edhe sepse Obamejangu, në Instagramin e tij, ka lënë një mesazh enigmatik se, shumë shpejt, ai do të ndërmarrë një fluturim privat që, sipas asaj që thuhet në Angli, do ta çojë atë direkt tek Antonio Konte.
Sfidanti.al