Një transferim i paparë: Hyn në zyrë, paguan 37,5 milionë euro dhe ikën!

Pjesëtari i përfaqësueses spanjolle, Vitolo, do të jetë lojtar i ri i Las Palmasit, por, janarin e ardhshëm, ai do të luajë me Atletikon e Madridit. Kështu, klubet kanë gjetur një mënyrë që t’u shmangen ndalimeve të shpeshtë e më rigorozë të UEFA-s dhe të FIFA-s. Këtë e konfirmoi edhe rasti i përfaqësuesit spanjoll, Vitolo, që, deri tani, ka luajtur me Seviljen, ndërsa, tani, është pjesëtar i ri i Las Palmasit, por janarin e ardhshëm do të veshë bluzën e Atletikos së Madridit.

Ky klub nuk ka të drejtë që të realizojë transferime deri në fund të vitit 2017, por, tanimë, ai ka shpallur se, në janar 2018, Vitolo do të jetë pjesëtar i këtij ekipi madridas. Kështu, “jorgaxhinjtë” kanë gjetur mënyrën që t’u shmangen ndalimeve të UEFA-s dhe të FIFA-s. Sidoqoftë, historisë së këtij lojtari i duhet shtuar edhe një fakt i pazakontë, pasi Vitolo hyri, personalisht, në zyrën e presidentit të Seviljes, Hose Kastro, i dha atij 37,5 milionë euro për transferimin e vet dhe iku! Në këtë mënyrë, ky lojtar bleu kontratën e tij me këtë klub. Që të ruajë formën, deri më 1 janar 2018, ky pjesëtar i kombëtares spanjolle do të luajë, si lojtar i huazuar, me Las Palmasin ne pjesën e parë të sezonit të ardhshëm. Marrëveshja e tij me Atletikon ka një kohëzgjatje deri më qershor 2022.

Sfidanti.al