Cilic ‘zhyt’ Querrey; pret biletën për në finale të Wimbledon

Marin Cilic regjistroi një nga fitoret më të rëndësishme të karrierës së tij që i jep të drejtën të luajë në finalen e një turneu prestigjioz sic është Wimbledon. Bëhet fjalë për përballjen me Sam Querry në fazën gjysmëfinale të cilën e mbylli 3-1 për të siguyruar finalen e tij të dytë Grand Slam.  Amerikani bëri shumë gabime në momentet më kritike në këtë përballje dhe Cilic përfitoi mjaft mirë prej tyre duke e e arkivuar këtë ndeshje në favorin e tij sigurisht duke shfrytëzuar edhe eksperiencën më të madhe që ka në faza të tilla të një turneu Ishte Querrey ai që nisi mjaft mirë sfidën duke fituar setin e parë 7-6, por me kalimin e kohës Cilic vendosi diktatin e tij teksa fitoi 3 setet e tjerë 6-4;7-6;7-5 dhe krejt ndeshjen 3-1.

sfidanti.al