Nick Kyrgios harron Wimbledonin; në një lokal londinez në shoqërinë e 2 femrave

Nick Kyrgyos duket se e harroi shumë shpejt eliminimin nga turneu i Wimbledonit nga Herbert në një ndeshje të cilën 22 vjecari u detyrua ta braktisë për probleme fizike kur rezultati ishte 2-0 për Herbert. Australiani është pikasur nga paparazzët në lokalin  londinez “Cirque Le Soir” ku ai ishte nën shoqërinë e dy vajzave të tjera; njëra bionde dhe tjetra brune. Me të drejtë lind pyetja; si do ta presë këtë ngjarje e fejuara e Kyrgios,  tenistja Ajla Tomljanovic, me të cilën ai është i lidhur prej më shumë se një viti?

sfidanti.al