Vieri e bën sërish? Ndahet me të dashurën më të fundit Jazzma Kendrick

Cristian Vieri është  njohur në botën e futbollit si një playboy i vërtetë. Ish futbollisti i Interit dhe përfaqësueses italiane gjithnjë ka qenë në qendër të kronikave rozë për lidhjet e tij me modele dhe showgirl që kanë spikatur për fizikun e tyre dhe  lidhja e tij e fundit është ajo me ish Miss Sierra Leone, Jazzma Kendrick që zgjaste prej pak më shumë se një viti. Por mesa duket edhe kjo histori po shkon drejt mbylljes. Askush prej tyre nuk e ka konfirmuar këtë,e as media italiane, por janë rrjetet sociale ato që japin shenjat e kësaj ndarje pasi nuk shfaqen fotot e tyre së bashku.

Në këtë moment Jazzma është në Aruba, ndërsa Vieri po shijon pushimet në rivierën franceze. ‘Asnjë femër gjatë pushimeve-deklaroi përpara pak ditësh Vieri pa theksuar asgjë në lidhje me krizën e mundshme me Jazzmanë. Akoma më enigmatike ishte kjo e fundit me mesazhet e saj. ‘Një humbje nuk është e tillë, por një leksion. Të vlerësojmë dhimbjen, është një bekim-shkruante Jazzma.

sfidanti.al