Kili mund Portugalinë me penallti dhe mjekët ndërpresin ndërhyrjen kirurgjikale dhe festojnë finalen

Kur luan kombëtarja, gjithcka ndalet; është një koncept që të gjithë e njohin shumë mirë sidomos kur në televizion transmetohen ndeshjet vendimtare të një Botërori apo Evropiani. Por në Kili, edhe Kupa e Konfederatave ka vlerën e saj dhe në gjysmëfinalen e fituar ndaj Portugalisë  me penallti u ndalën të gjithë, përfshirë edhe mjekët gjatë një ndërhyrje kirurgjikale. Këtë e vërteton një video e postuar në Twitter ku shfaqej një sallë operacioni në të cilën një televizor ishte i hapur dhe pikërisht në atë moment po zhvillohej seria e 11 metërshave. Në momentin kur Moutinho humbi penalltinë e tij, i gjithë ekipi i mjekëve me bisturi në dorë festuan kalimin e Kilit në finalen e Kupës së Konfederatave

sfidanti.al