Tragjedia e Hillsborough; drejtësia vë 6 persona nën akuzë pas 28 vitesh

Pas 28 vitesh, drejtësia britanike ka vendosur 6 persona nën akuzë për tragjedinë e Hillsborought ku humbën jetën 96 tifozë të Liverpoolit. Ish Komandanti i policisë, David Duckenfield dhe 5 persona të tjerë do të gjykohen për akuzën e vrasjes pa dashje dhe për neglizhencë të madhe në hetimet për atë cfarë ndodhi në 15 prillin e 1989, përpara dhe gjatë sfidës gjysmëfinale të FA Cup mes Liverpool dhe Nottingham Forest. Duckenfield i Policisë së South Yorkshire ishte përgjegjësi i forcave të rendit në stadiumin e Sheffieldit dhe do të duhet të përgjigjet për lëndët plasëse që u hodhën përpara fillimit të ndeshjes dhe në momentin kur fusha e lojës u pushtua nga tiufozët për shkak të shtyrjes. Një tjetër agjent policie, inspektori Norman Bettison u akuzua se gënjeu për ngjarjen në javët e mëvonshme. Hetimet për këtë ngjarje u hapën vitin e kaluar dhe u vendos se tifozët e Liverpoolit u vranë dhe nuk e humbën jetën aksidentalisht.

sfidanti.al