Allegri largon hijen e Chelseat: Bonucci do të jetë lideri i Juventusit

Massimillano Allegri blindon Leonardo Bonuccin te Juventusi. Trajneri italian  deklaroi se mbrojtësi do të jetë lideri i Juventusit në të ardhmen duke larguar zërat që e shohin Bonuccin drejt Chelseat të Antonio Conte. Deklaratën e tij Allegri e bëri gjatë një intervistë për ‘Sky Sport’ pasi tregoi një incident mes tij dhe futbollistit përpara ndeshjes mes Juventusit dhe Portos ku ai e la lojtarin jashtë skuadre, një vendim që Allegrit iu duk i drejtë edhe pse pranoi se gaboi. Bonucci është një futbollist i rëndësishëm e i jashtëzakonshëm e mbi të gjitha ai duhet të kuptojë se do të jetë lideri i Juventusit në të ardhmen-ishte deklarata e Allegrit.

sfidanti.al