Ka pasur dhurata edhe për vajzën e një zyrtari të FIFA-s për Kupën e Botës

Organizimi i Kupës së Botës nga Katari vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve dhe akuzave për korrupsion. Së fundi, është gazeta gjermane “Bild” që shkruan për një dhuratë prej më shumë se 2 milionë dollarësh dhënë nga Katari për vajzën e një zyrtari të FIFA-s. “Bild” botoi disa pjesë nga një raport investigativ të bërë nga hetuesi i pavarur i FIFA-s, Majkëll Garsia, që dha dorëheqjen në 2014. Garsia u dorëhoq pasi FIFA e botoi të cunguar raportin e tij që bënte fjalë për korrupsionin në dhënien e Kupës së Botës, Katarit (në 2022) dhe Rusisë (në 2018).

Gazeta gjermane nuk zbulon se cili është zyrtari i FIFA-s, babai i vajzës 10-vjeçare, por siguroi se do të botojë të dhëna të tjera, ndërsa akuzoi se tre zyrtarë ekzekutivë të FIFA-s udhëtuan me një aeroplan privat të Katarit në një festë në Rio de Zhaneiro, përpara votimit për të përcaktuar organizatorët e kupave të botës 2018 dhe 2022.

Sfidanti.al