Sipas mediave angleze, Mançester Junaited është I gatshëm të paguajë 100 milionë paund (rreth 114 milionë euro), për të siguruar shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar të Totenhemit, Heri Kejn. Ndërkohë, sipas The Independent, Spursat duan shumë më tepër para për sulmuesin e tyre kryesor.
Tashmë është publik fakti, që Zhoze Murinjo e kërkon me ngulm Kejn në “Old Traford”, madje së fundi është shprehur se pikërisht rreth numrit 9 të Totenhemit do të ndërtojë edhe skuadrën e tij të re. Ndërkohë që klubi londinez e vlerëson yllin e tij plotë 200 milionë paund, pra sa dyfishi I ofertës së Muronjos.