Përfundimisht, emri në krye të “listës së dëshiorave” të Realit të Madridit, gjatë këtij sezoni veror të transferimeve, do të jetë ai i futbollistit të ri freancez, Kilian Mbape. Nëse ky transferim do të realuizohet, ai me siguri që do të jetë më i shtrenjti në historinë e deritanishme të futbollit, ndërkohë që duket se klubi “mbretëror” është shumë pranë angazhimit të tij.
Reali ka një konkurrencë të fortë për firmën e tij, para klubeve të pasur të PSZH-së dhe të Mançester Sitit që, tanimë, i kanë dërguar ofertat e tyre prej 135 miliionë eurosh. Në fakt, klubi kampion i Evropës ka përparësi, pasi vetë futbollisti (Mbape) dëshiron që të luajë në Madrid, ndërsa, sikurse shkruan “L’Ekip”, në Monte Karlo kanë shkuar këto ditë vetë presidenti i Realit, Florentino Perez, dhe trajneri Zinedin Zidane. Sipas asaj që shkruan “L’Ekip”, Perezi dhe Zidane janë takuar me vetë Mbapen, të cilit ata i kanë thënë se kanë në plan që t’i japin një rol kyç te Reali, kështu që duket si pothuajse e sigurt se ai (Mbape) do të largohet, gjatë verës, nga Monakoja për te Reali i Madridit.
Sfidanti.al