Morata në “Parajsën” e Sejshelleve me “Sirenën” Aliçe përpara “Old Trafordit”

E ardhmja e tij mund të jetë në “Old Traford”, por e tashmja e mrekullueshme është në një parajsë detare. Alvaro Morata ka zgjedhur Ishujt Sejshell ku ka shkuar për pushime bashkë me gruan e tij të re, Aliçe Kampelo. Futbollisti i Realit, që bëri pak ditë më parë martesën me modelen italiane, po shlodhet në mënyrë të merituar në plazhet e ishujve në mes të Oqeanit Indian (rreth 1500 km larg Afrikës), ndërsa po “karikon bateritë” për sezonin e ardhshëm. Mediat shkruajnë se spanjolli ka rënë dakord me Mançester Junajtidin për një kontratë 5-vjeçare, me rrogë 350 000 paund stërlina në javë, ndërsa Murinjo duhet tani të merret vesh me Realin e Madridit.

Sfidanti.al