Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka folur pas fitores 2-1 ndaj Lincoln Red Imps në Conference League.
“Jemi brenda pritshmërive tona. Kur u hodh shorti një nga ndeshjet që mendonim se duhet të fitonim ishte kjo e sotmja. Pavarësisht se kundërshtari meriton respekt, pasi ka eksperiencë në Europë. Duhet të ishte një fitore më e thellë, por rëndësi kanë tre pikët dhe duhet të vazhdojmë të shpresojmë që të bëjmë sa më mirë në këto ndeshje europiane.
Pata besim që djemtë do të shënonin. Është e vështirë që ne të gabojmë dy herë. Reaguam menjëherë pas golit. Më vjen keq për sulmuesit për rastet e shumta që humbëm sot. Kishim pak stres, pavarësisht se shpërdoruam shumë. Nuk arritëm që të mbyllnim ndeshjen.
Në fund fare mendoj që 3 pikët ishin më të rëndësishme. Duhet të kishim bërë diçka më shumë, por komplimentoj djemtë për paraqitjen dhe për fitoren. Më pëlqeu reagimi pas golit të kundërshtarit”, ka thënë mes të tjerash Dede.

