Sunderlandi ka siguruar të ardhmen e Granit Xhakës me një lëvizje që ishte mbajtur e fshehtë deri më tani. Klubi anglez aktivizoi vitin e kaluar një klauzolë për zgjatjen e kontratës së mesfushorit zviceran, duke e lidhur atë me “Macet e Zeza” deri në verën e vitit 2029. Ky detaj doli në pah gjatë interesimit të Chelseat për Xhakën në merkaton e verës. “Blutë” e Londrës synonin ta transferonin mesfushorin dhe thuhet se ai ishte i hapur për këtë mundësi, madje kishte arritur një marrëveshje në parim për kushtet personale.

