Rey Manaj largohet nga Sivasspor. Sipas lajmeve që vijnë nga Turqia, sulmuesi kuqezi ka braktisur skuadrën për shkak se nuk është paguar. Sipas raportimeve, pagesa e parashikuar për sulmuesi kuqezi nuk është bërë deri dje, dhe lojtari ka të drejtë të ndërpresë në mënyrë të njëanshme kontratën e tij. Pas këtij zhvillimi, mësohet se sulmuesi shqiptar udhëtoi sot drejt Kayseri me makinë dhe më pas u largua nga vendi nëpërmjet aeroportit. Largimi i Rey Manaj nga Sivas rrit krizën financiare në Sivasspor dhe ngre pikëpyetje rreth të ardhmes së ekipit. Pritet që drejtuesit e klubit të bëjnë një deklaratë për këtë çështje.

