Një luan është pikasur rreth dhjetë milje larg stadiumit ku Aston Villa pritet të përballet me Galatasaray-n në Ligën e Kampionëve. Një zhvillim i pazakontë ky për një vigjlje të një dueli të vlefshëm për Champions League. Forcat turke të sigurisë dhe personeli i specializuar për kafshët e egra janë angazhuar të hënën në kërkim e kafshës, e cila besohet se po lëviz e lirë në një zonë pyjore në veri të Stambollit. Rreth 70 persona, përfshirë policinë dhe ekipe të tjera të emergjencës janë duke kërkuar, ndërsa në ndihmë u kanë ardhur edhe forca shtesë, të cilat po patrullojnë zonën me shtatë dronë.

